Dy persona janë përfshirë në një konflikt në qytetin e Durrësit dhe shkak ka qenë një vendparkim.
Mësohet se shtetasi A.A ka goditur me një shkop druri, ndërsa shtetasi E.M me grushta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Më datë 01.05.2022, në orën 10.45, në afërsi të një lokali në Plazh Durrës, shtetasi E. M, 32 vjeç, është konfliktuar për parkimin e mjeteve me shtetasin A. A.
Shtetasi A. A., e ka goditur me shkop druri ndërsa shtetasi E.M., e ka goditur me grushta.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit. /Priza.al