Shkaktarë të dy aksidenteve, arrestohen të rinjtë

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy drejtues mjetesh, pasi shkaktuan dy aksidente rrugore.

Shtetasi me iniciale L.C, 25 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij aksidentoi një 72-vjeçar, i cili ndodhet në spital, ndërsa shoferi i dytë, shtetasi me inicialet E.K, 25 vjeç përplasi një motomjet.

Njoftimi:

Dibër/Shkaktuan dy aksidente rrugore arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh.

Njëri nga drejtuesit aksidentoi një këmbësor,  ndërsa  drejtuesi i  mjetit tjetër ishte në gjendje të dehur dhe i pa pajisur me leje drejtimi.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi L.C., 25 vjeç, banues në Gjoricë, pasi duke drejtuar mjetin e tij,  ka aksidentuar një 72-vjeçar (këmbësor), i cili ndodhet në spital.

E.K., 25 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një motomjet duke shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimet ka rezultuar se 25-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa u pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm, parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *