Një 28-vjeçar është arrestuar në Dibër, pasi aksidentoi me automjet një person.
Shtetasi me iniciale F.S., duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin tip ‘BMË’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.