Shkaktuan trazira në kryeqytet, policia kthen mbrapsht 80 tifozë të dhunshëm

Policia ka kthyer mbrapsht me traget në Itali tifozët e dhunshëm, që mund të ishin subjekt për trazira të mëtejshme në vendin tonë.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure janë kthyer mbrapsht dhe në këto momente po udhëtojnë drejt Italisë rreth 80 tifozë problematikë. Identifikimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane.

Të shoqëruar nga policia ata kanë mbërritur  në port pas orës 2 të mëngjesit. Në pritje të tyre, trageti i linjës Durrës-Bari është nisur me afro 6 orë vonesë, rreth orës 05.00 të së mërkurës.

Burime për median bëjnë me dije se imbarkimi i tifozëve në traget nuk ka kaluar pa probleme, po këtë herë ato kanë pasur lidhje me sistemin dhe një pjesë e italianëve janë regjistruar manualisht për t’u hedhur më pas në sistem.

Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë është marrë pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *