Shkaqet e eliminimit të Gjermanisë…/ Flet ai që mund të ndryshonte gjithçka, Muller “akuzon” taktikat e Low

Thashethemet se “Die Mannschaft” ishte përfshirë nga mosmarrëveshje dhe konflikte të brendshme, duke i ndarë lojtarët në klane dhe në qendër ishte situata e krijuar nga Low, duket se kanë qenë të vërteta.

Këto i ka thënë në një intervistë edhe Thomas Muller, ai që pati një shans të artë në ndeshjen ndaj Anglisë, për ta kthyer të gjithë situatën në favorin e Gjermanisë.

Low to make late decision on Muller's fitness with Sane & Goretzka in line  to replace Germany forward against Hungary | Goal.com

Ndeshja me Anglinë e vlefshme për raundin e 1/8-ve të “Euro2020”, mund të shkonte fillimisht në 1-1, para se Harry Kane të fiksonte fitoren 2-0 të “Tre Luanëve”, që avancuan më tej.

Sulmuesi i “Bayern Munchen” ka kërkuar falje, pas ndeshjes për rastin flagrant që humbi.

Thomas Müller's shocking miss could have changed the complexion of England  vs Germany at Euro 2020 - ABC News

Por tani që Muller është qetësuar disi, merr guximin dhe shpjegon edhe se ku ishin gabimet e kombëtares gjermane, duke “shigjetuar” Joachim Low dhe skemat e tij taktike.

“Fiksimi ynë për të mos pësuar gola, duke përdorur një mbrojtje kompakte dhe strategjia ‘të presim e të shohim’, janë dy shkaqet pse dështuam në Euro2020“,- ka shkruar sulmuesi 31-vjeçar bavarez, i cili së bashku me Max Hummels, ishin dy futbollistët e rikthyer në “Die Mannschaft” nga Low për “Euro2020”.

Thomas Muller, Mats Hummels and Jerome Boateng axed from German national  team

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *