Menjëherë pas votimit të kryer sot në Këshillim Kombëtar të mbledhur nga Lulzim Basha ku u shkarkuan mbështetësit e Berishës, ka reaguar Komisioni për rithemelinin e Partisë Demokratike, i ngritur në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
Përmes një njoftimi, ata bëjnë me dije se me shumicë votash u vendos për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, e nga dje sipas tyre, ai nuk ka më asnjë funksion tjetër veç atij të deputetit.
Në njoftim, saktësohet më tej se vendimet e ndërmarra këtë të diel për shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë, sekretarëve dhe Edi Palokës si kryetar i Këshillit Kombëtar janë nul, e nga dje sipas tyre, përdoret vetëm logoja e dikurshme, ajo në të cilën u krijua Partia Demokratike.
Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:
Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike vëren se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-tës, persona që pervec humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve.
Ju bëjmë me dije se më 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.
Falenderojme shumicen e anetareve te Këshillit Kombëtar qe ju pergjigjen thirrjes se Komisionit te Rithemelimit per te bojkotuar tallavane e deputetit Basha. Ashtu sic dhe e kemi theksuar mbledhja e sotshme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike.
Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike
Bejme me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm.
I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi ne themel te saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti per statutin e PD si kontrata jone e perbashket me cdo demokrat. Kurrë më ne PD nuk do te shiten dhe blihen mandatet e deputeteve! Nga sot e tutje ato do vendosen me transparence te plote nga vota e anetaresise se saj permes primareve.
Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht.
Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te certifikoje perfundimisht ndarjen nga humbesi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një antar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike.
Komisioni për Rithemelimin e PD
/Priza.al/