Shkarkimi i Ahmetaj, analisti zbulon detaje se çfarë ndodhi mbrëmë në Kryeministri

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra këtë mëngjes zv.kryeministrin Arben Ahmetajn, duke e zëvendësuar me ministren Belinda Balluku.

Lidhur me këtë lëvizje të qeverisë, analisti Lorenc Vangjeli ka reaguar edhe detaje se si ndodhi ky ndryshim.

Vangjeli shprehet se ende pa mbaruar festa e inaugurimit të Presidenit Bajram Begaj, Rama bëri mbledhje në Kryeministri dhe njoftoi ndryshimin në kabinet.

“Ceremonia vazhdonte ende në oborrin e pasëm. Dje është bërë mbledhja dhe është komunikuar një gjë e tillë. Zoti Rama ka rrëfyer vendimin e tij për të bërë dyshime në kabinet. Është sërish data 24 korrik. Dhe po në të njëjtën kohë për shumë arsye çfarëdo që të ndodhte Edi Rama nuk do t’i shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik. Është lexuar disa gabim lëvizja. Në këtë lexim të gabuar të tij ndikon edhe njeriu i jashtëzakonshëm. Dëgjova Berishën që shpesh është racional, sot ndërtoi sërish një gjë të tillë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *