Deputeti Erion Braçe ka reaguar duke thumbuar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, pasi ky i fundit u shkarkua nga detyra.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan “globi rrotullohet” duke nënkuptuar se e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe atij gjatë kohës që ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit.
Kujtojmë se Braçe hera-herës ka shprehur se gjatë kohës që mbante postin e zëvendëskryeministrit ka pasur sulme nga brenda mazhorancës kundrejt tij.