Pak minuta më parë burime nga Priza.al bënë me dije se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu do të shkarkohet nga detyra. Në lidhje me këtë cështje është pyetur sot nga deputetët e opozitës Ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi.
Deputeti i PD-së, Luan Baçi pyeti ministrin e Brendshëm në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nëse është shkarkuar apo jo Ardi Veliun
“Përfitoj nga rasti që jemi me Ministrin e Brendshëm ta pyes për një lajm që po qarkullon në media mbi shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Ardi Veliu. Megjithëse nga kryeministri varet ajo punë, mund t‘iu pyes a është i vërtetë lajmi apo jo?
Në përgjigjen e tij, ministri Çuçi nuk e ka mohuar një lajm të tillë, por ka thënë se kjo gjë do të merret vesh në momentin e duhur.
“Do e merrni vesh në momentin e duhur. Kur t‘i mbaroj kandili,” tha Çuçi.
/Priza.al/