Shkarkimi i Besim Hajdarmataj, ironizon Edi Paloka: Kam dijeni për dy ‘krimet’ e tij…

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra këtë të mërkurë prokurorin Besim Hajdarmata, ish- drejturesi i Krimeve të Rënda, pasi nuk justifikon pasurinë cash, ka mangësi të thella për njohjen e ligjeve si dhe ka komunikim dhe lidhje me persona të cilët janë më precedent kriminal.

Paloka nënvizon se me reagimin e tij nuk ka qëllim ta mbrojë prokurorin, por thotë me ironi se ka dijeni “për dy ‘krime’ të sigurta të tij”. Deputeti kujton se Hajdarmataj është prokurori që vuri në përgjim personat e përfshirë në dosjen 184, për zgjedhjet në Dibër si dhe ai që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Kaq besoj mjafton për tu larguar nga drejtësia e Ramës”, ironizon Paloka.

POSTIM I PLOTE
Unë nuk e njoh Besim Hajdarmaten dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për cfare i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan, sepse nuk kam dijeni për të vertetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta te tij:
  • Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër , e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama !
  • Kërkoi arrestimin e Tahirit !
Kaq besoj mjafton per tu larguar nga drejtësia e Ramës !

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *