Fiton gjyqin në Strasburg Gjyqtari Besnik Cani, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në 27 shkurt 2020. Pas shkarkimit, Cani e dërgoi çështjen në Gjykatën e Strasburgut me arsyetimin se gjykimi i tij ushte kryer në kundërshtim me rregullat e pranueshmërisë.
Ndërkohë në vendimin e publikuar ditën e sotme, Gjykata Europiane e Strasburgut argumenton se vendimi i shkarkimit nga detyrë për Besnik Canin ishte i padrejtë ndërsa kërkon të rihapen procedurat e gjykimit për të.