Shkarkimi i Flamur Nokës, Basha: Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që duan ta kthejnë PD në një bunker

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur sërish në lidhje me shkarkimin e Flamur Nokës nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë.

Ai tha se nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa të kujtdo qofshin këto. Prandaj, theksoi ai shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen.

“Zoti Noka i kam komunikuar shkarkimin e tij nga detyra si nënkryetar i komisionit të sigurisë. Nuk e kam përjashtuar, por e kam paralajmëruar. Nuk mundet që PD që ka kundërshtar dhe armik, armikun e shqiptarëve Edi Ramën dhe regjimin e tij të mbahet peng nga sajesa, shpifje dhe keqinformime që na devijojnë nga detyra jonë kryesore si opozitë që është lufta ndaj këtij regjimi me të gjitha format dhe mënyrat. Ne kemi lançuar iniciativa të shumta opozita dhe do të lançojmë të tjera, për të zhbërë dhe gërryer themelet e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale që kërkojnë ta kthejnë PD në një bunker për interesa personale të kujtdo qofshin këto. Prandaj shtrembërime të tilla nuk do të tolerohen”

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *