Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano është shkarkuar këtë të martë me vendimin e qeverisë.
Burime për median bëjnë me dije se Nanon do ta zëvendësojë Muhamet Rrumbullaku i cili aktualisht mban postin e Drejtorit te Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore.
Gledis Nano mori detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në Tetor 2021 nga paraardhësi i tij Ardi Veliu.