Parlamenti voton sot raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi kërkoi që të njihet me konstatimin e ekspertit ligjor mbi shkeljet e presidentit.
‘E dëgjuam raportin e kryetarit dhe në thelb të këtij raporti është marrja e ekspertit ligjor. Nuk e di nëse raportin e ka komisioni. Do të kërkoja raportin e firmosur nga eksperti. Nëse është, do ta kërkoja. Pyetja që kam me raportin, doja të dija licensimin e ekspertit ligjor që ka ushtruar këtë të drejtë. Unë nuk jam mësuar kështu. Nëse kjo përbën problem që ju, do të më edukoni mua, e pranoj këtë. Unë do votoj shkarkimin e presidentit, por si ka mundësi që këta deputetë mos të kenë një raport të një eksperti që tregon shkeljet. Unë dua të ndërgjegjësohem me aktet me të cilat i keni në raport. A do që të votoj unë? Nga momenti që duhet të votojë, duhet të krijojë bindjen e plotë që presidenti të shkarkohet për këtë shkelje. Nga momenti që do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, do të duhen këto procedura. Më duket se po e ndihmoj komisionin në këtë rast. Më jepni materialin’, u shpreh Alimadhi.
/Priza.al/