Shkarkimi i Metës nga Kuvendi/ Balla: Mbarësi e madhe filloi!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të Metës nga Kuvendi. Balla ka deklaruar me ironi se “Mbarësia e madhe sapo filloi”.

Ai i bën thirrje politikanëve të heshtin ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Mbarësi e madhe filloi, se filloi dhe shiu. Dua të falenderoj gjithë deputetët edhe ata që votuan pro, kundër dhe abstenim. Jemi Republikën e mirëfilltë parlamentare. Vendimi i shkon Gjykatës Kushtetuese , i takon asaj të shprehet, brenda një afati që është brenda 3 muajsh, është dhe gushti në mes, dhe ndoshta Gjykata do kërkojë një muaj më shumë.

Është në të mirë të procesit dhe të marrë kohën, brenda rregullores kur bëhet fjalë për një çështje të tillë.

I shkarkuari të presë Gjykatën Kushtetuese. Çdo vendimi i Gjykatës është kur 5 anëtarë shprehen pro. Aq duhen.

Unë nuk komentoj. Thirrja ime besoj të gjithë politikanët duhet të bashkohen në heshtje ndaj çdolloj adresimi ndaj Gjykatës Kushtetuese. E kemi dhe është e pavarur, Gjykata duhet të flasë, ne duhet të heshtim. Puna jonë në marrëdhënie me Ilir Metën mbaroi sot.

Parlamentin e thërret në shtator Presidenti”, tha Balla.

Ndër të tjera. Balla ka komentuar aktivitetin e ditës së sotme të organizuar në Presidencë për të nderuar figurat kulturore të Ansamblit të Dibrës, ndërkohë që Kuvendi ishte mbledhur për shkarkimin e tij nga posti i Presidentit. Gjatë fjalës së tij teksa votohej shkarkimi i Metës, Balla u shpreh me ironi që shpresonte mos i ketë kënduar ansambli këngën e Hajredin Pashës.

“Të jeni i sigurt zoti Murrizi se deputetët e PS e kanë mbështetur këtë Komision Hetimor Parlamentar. Jam krenar që asnjëherë grupi parlamentar i PS nuk ka çeduar në aspektin e korrektësisë. Natyrshëm grupi parlamentar do të votojë pro raportit të Komisiont Hertimor dhe pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Unë jam i keqardhur që Ilir Meta nuk u soll dot si president republike edhe pse ne e kemi mbështetur zgjedhjen e Ilir Metës, ku mori 87 vota pro”, shtoi Balla.

Sot në seancën për shkarkimin e Metës mungonin tre deputetë të opozitës. Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni nga i të pavarurve. Rudina Hajdari dhe kolegu i saj Myslim Murrizi e ndoqën seancën plenare nga kafeneja e Kuvendit duke mos marrë pjesë në votim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *