Shkarkimi i Metës/ Rama: Keqardhje për mikun e vjetër, por sot s’meriton të jetë president

Kryeministri Edi Rama është kthyer sot nga Bullgaria për të marrë pjesë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë ku u votua për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Përpara deputetëve, Rama tha se Meta e ka poshtëruar Shqipërinë, ka përdhosur imazhin e vendin në botë, ka shkatërruar marrëdhëniet speciale që Shqipëria ka krijuar me SHBA-të dhe se për këto arsye duhet shkarkuar.

“Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të Unitet, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë parlamentare, Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në marrëdhënien me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e shqiptarëve në marrëdhënie me të huaj, i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset për t’u kthyer në binarët, nuk mund ta mbajmë në kurriz, prandaj ky parlament duhet të ushtrojë  vullnetin e 90% të shqiptarëve për ta shkarkuar nga detyrës, keqardhje për mikun tonë të dikurshëm, por Meta i sotëm nuk mund ta mbajë këtë status”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *