Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka njoftuar ndryshimet e reja të qeverisë.
Përmes një deklarate për mediat, Çuçi tha se është marrë vendimi për shkarkimin e drejtorit të Policisë Gledis Nano.
Çuçi theksoi se drejtori nuk përmbushi objektivat në lidhje me postin.
“Sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të drejtorit të Policisë, Gledis Nano. Nuk realizoi objektivat.Pa diskutim, ka shkallë përgjegjësie, deri tani Këshilli, Qeveria ka menduar që ndryshimi i menaxhimit nëpërmjet shkarkimit të tij është masë efikase për të pasur një reagim më të fortë të policisë në luftën kundër krimit”, tha ai.