Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota është shkarkuar nga detyra. Në vend të saj është emëruar Ermir Çela. Mësohet se vala e shkarkimit të pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve do të vijojë në ditët në vijim.
Çela i cili tashmë do të jetë në postin e Drejtorit, është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.
/Priza.al/