Shkarkohet nga detyra drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe.
Vendimi është marrë sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Mësohet se ai është zëvendësuar nga Klevis Qose.
“Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.
Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.”, thuhet në njoftim.
/Priza.al/