Shkarkohet nga detyra prokurori Blerim Tominaj

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Blerim Tominaj është shkarkuar nga detyra, pas procesit të Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka shkarkuar sepse ai nuk ka justifikuar dot pasurinë.

Tominaj ka qenë kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ka hetuar disa nga dosjet më të bujshme, përfshirë këtu dhe aksidentin e Sokol Olladashit dhe vrasjet e 21 janarit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *