Shkarkohet nga detyra Prokurori i Tiranës (Emri)

Prokurori i Tiranës Bajram Breçani është shkarkuar nga detyra këtë të martë.

Burime për median bëjë me dije se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur probleme me pasurinë dhe profesionalizmit.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Breçani është kryer nga trua e KPK, e kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Roland Ilian dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Breçani e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe e ka ushtruar këtë detyrë deri në vitin 2000. Ai është rikthyer në sistemin e drejtësisë në vitin 2013 si prokuror në Prokurorinë e Krujës. Një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Elbasanit ku ka shërbyer deri në vitin 2016, kur u caktua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *