Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar Prokurorin e Tiranës, Gjon Kodra.
Burime për median bëjnë me dije se Kodra akuzohet se ka probleme me pasurisë. Në kriterin e pasurisë sipas ONM prokurorit i mungojnë 35 mijë euro të përdorura në blerjen e një apartamenti. Pretendimi i subjektit se këto para ishin kursimet e bashkëshortes para martese dhe që ishin mbajtur në Itali nuk provohej sa kohë që këto nuk ishin deklaruar para fillimit të detyrës dhe në deklarimet pasuese vjetore. Kujtojmë se prokurori ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).
Kodra e ka filluar karrierën si prokuror në vitin 1995 dhe prej rreth dy dekadash ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.