Asambleja e jashtëzakonshme e Shoqatës së Bashkive të vendit që u zhvillua sot në Lezhë ka shkarkuar Voltana Ademin nga ky pozicion.
Në vend të Ademit është zgjedhur kreu i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Zëvendës të tij janë zgjedhur Alma Hoxha dhe Ilir Xhakolli.
Pas kësaj mbledhje, pritet që shoqata e drejtuar nga Pjerini ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të tërhequr padinë e depozituar me qëllim shpalljen anti-kushtetuese votimet e 30 qershorit 2019, ku mori pjesë vetëm PS dhe Rama emëroi kë donte si kryebashkiak.
‘Në Asamble marrin pjesë kryetarët e bashkive, zgjodhëm ekipin drejtues të shoqatës e cila kishte dy vite që nuk mblidhej dhe nuk funksiononte. Kërkuam mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë, u zgjodh kryesia e përbërë nga tre vetë, unë u zgjodha kryetar. Ne nuk merremi me fantazira, në shoqata aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët, nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit, nuk kanë të bëjë emrat’,- është shprehur Pjerin Ndreu.
Ndërkohë, për kryebashkiaken e Shkodrës qëllimi i kësaj lëvizjeje është tërheqja e padisë për zgjedhjet në Gjykatën Kushtetuese.
/Priza.al/