Shkarravina apo shënime/ Zbulohet foto, çfarë shkruante Stalini gjatë takimit me delegacionin shqiptar?

Edi Rama është pyetur nga gazetari gjerman se pse ai vizatonte zakonisht gjatë bisedave në zyrë ose konferencave ndërkombëtare.

“Më ndihmon të përqendrohem. Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kjo është një gjë e mirë”.

Në fakt, Edi Rama nuk është politikani i vetëm që “shkarravit” gjatë një takimi formal. Më herët, Xhorxh Bush, Xhimi Karter apo dhe Adolf Hitleri e kishin një zakon të tillë. Me sa duket edhe Jozef Stalin, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik.
Historiani Sergey Radchenko, pjesë e “Kissinger Center” ka publikuar në Twitter një fotografi të shënimeve që ka mbajtur Stalini në një takim me një delegacion shqiptar.

Nuk bëhet e ditur kush ishin pjesëmarrësit e tjerë në takim, por ajo që bie në sy është se “shënimet” e Stalinit janë në fakt vizatime dhe fraza të shkëputura.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *