Një bandë e trafikut të drogës në qendër të Athinës është shkatërruar nga policia.
Mediat greke bëjnë me dije banda trafikonte kokainë, kërp të papërpunuar dhe të përpunuar (çokollatë dhe vaj hashashi), në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros. Sakaq në pranga kanë rënë katër persona të rrjetit kriminal, me tyre dy shqiptarë, një nigerian dhe një grek, të moshave 60, 49, 45 dhe një 30 vjeç.Këta persona përzgjidhnin shtëpitë për magazinimin e drogës pranë zonës më të gjerë në qendër të Athinës, me qëllim që blerja dhe shitja e lëndës narkotike të bëhej sa më shpejt.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar 16 kg e 250.5 gramë kërp i papërpunuar, 1333 gramë kërp i përpunuar (çokollatë), pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gramë, një shumë eurosh, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina.