Mes 22 të arrestuarve nga operacioni i policisë greke për shkatërrimin e bandës kriminale shqiptare që merrej me trafik droge dhe vjedhje e grabitje banesash është edhe një police.
Edhe shqiptari 30-vjeçar Esmin Ferhati që drejtonte bandën është vënë në pranga. Sipas mediave greke, policja kishte marrëdhënie pune me shqiptarin që mbeti i plagosur pasi tentoi të arratisej nga policia.
Mësohet se policja ishte pjesë e aktiviteteve kriminale të bandës shqiptare, duke u dhënë informacion për lëvizjet e policisë në Athinë.
Por misioni i polices dështoiditën e djeshmë, pasi nuk arriti të njoftonte në kohë bandën shqiptare, që nuk arriti t’i fshihej policisë.
Si ndodhi operacioni
Ditën e djeshme, shqiptari dhe një police 35-vjeçare u plagosën gjatë bastisjes së një kampusi të përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. I riu shqiptar, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje.
Gjatë operacionit të policisë, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar.
Për të mbrojtur veten e saj efektivja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin. Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrinë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.