12 persona janë arrestuar dhe 30 të tjerë janë vënë nën hetim nga policia italiane në zonën mes Astit dhe Santa Vittoria d’Alba.
Mediat italiane raportojnë se nga operacioni “Bad Boy” janë dhënë edhe 9 masa të tjera sigurie. Nga operacioni u kap 4.7 kg kokainë që i përkiste një bande shqiptarësh. Kokaina ishte futur në kavanoze dhe ishte fshehur në nëntokë, e groposur.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, ndërsa nesër pritet një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin e finalizuar.