Grupi i trafikantëve shqiptarë me bazë në Parma është shkatërruar në një operacion të ekzekutuar me urdhër të Prokurorisë së Parmës dhe prokurorit Alfonso D’Avino. Sipas mediave lokale në operacion, janë arrestuar 4 shqiptarë dhe 3 të tjerë janë në detyrim paraqitje, të akuzuar për trafik kokaine.
Policia italiane ka në hetim edhe 15 shqiptarë të tjerë, disa prej të cilëve janë vlerësuar si individë me peshë kriminale të njohur brenda organizatës kriminale. Furnizuesi kryesor i kokainës, një shqiptar 40-vjeçar, është kapur dhe aktualisht është në masë ndalimi jashtë territorit italian, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.
Hetimet kanë zbuluar se grupi drejtonte tregjet ilegale të kokainës në disa provincave italiane, duke përdorur një vilë në periferi të Parmës si depo për drogën. Kokaina shpërndahet përmes korrierëve që përdorin automjete të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike.
Autoritetet italiane kanë sekuestruar në flagrancë 9 kg kokainë, me një vlerë tregu prej 360 mijë euro. Prokuroria italiane ka gjithashtu autorizuar sekuestrimin paraprak të të pasurive të të arrestuarve, disa prej të cilëve ishin ortakë në një sipërmarrje.