Shkatërrohet karteli shqiptaro-kolumbian i drogës/ 365 kg kokainë e marijuanë e sekuestruar

????????????????????????????????????

Në orët e para të këtij mëngjesi, Guardia di Finanza e Katanias, Itali, ka shkatërruar dy banda të trafikut të drogës. Grupet kriminale ishin të përbërë nga shtetas siçilian, kolumbian dhe shqiptarë.

Personat e arrestuar janë 13 dhe momentalisht për to është dhënë urdhri për paraburgim. Akuza që rëndon mbi autorët është trafikimi dhe tregtimi i drogës.

Operacioni mbresëlënës i koduar “Cocorito”, u organizua me më shumë se 100 ushtarë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Katanias, në bashkëpunimin dhe me mbështetjen e SCICO (Shërbimi Qendror i Hetimit të Krimit të Organizuar), bëri të mundur shpërbërjen e këtij karteli droge, që vepronte në Catania, Siçili.

Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna, karteli i përbërë nga 2 banda kriminale ishte i përkushtuar në tregtimin e sasive të mëdha të drogës.

Efektivët arritën të sekuestrojnë 365 kg substanca narkotike si marihuana dhe kokaina.

Prokurori Publik i Catania-s do të lëshojë një deklaratë për shtyp me të gjitha detajet e operacionit.

/Burimi SiciliaNews24: Përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *