Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të drogës në Greqi/ Në pranga 6 persona dhe 42 të tjerë të shpallur në kërkim

Një organizatë kriminale që ishte aktive në trafikimin e sasive të heroinës dhe metadonit në zonën më të gjerë të Pellgut të Atikës dhe në Chania në Greqi u çmontua nga Nën-Drejtoria e Prokurorisë së Drogës të Drejtorisë së Sigurisë së Atikës.

Gjashtë anëtarë të organizatës, tre shqiptarë, 2 burra dhe një grua, të moshës 38, 69 dhe 23 vjeç dhe tre grekë, 2 burra dhe një grua u arrestuan më 6 gusht për shkelje të legjislacionit mbi substancat varësuese dhe rast pas rasti për shkelje të legjislacionit për armët.

Në akuzë janë dhe 42 persona të lidhur me aktivitetet e organizatës kriminale.Gjatë hulumtimit, u zbulua roli i anëtarëve të qarkut, ku sipas policisë 38-vjeçari shqiptar ishte koka e menaxhimit të organizatës, në gjetjen e sasive të heroinës dhe metadonit, në furnizimin e anëtarëve të tjerë me sasitë e duhura si dhe në trafikimin e drogës në Atikë dhe Kani. 23-vjeçarja shqiptare kishte rol në transportin e drogës nga Athina në Kretë, ndërsa 69-vjeçari shqiptar ishte përgjegjës në ruajtjen e drogës.

33-vjeçarja greke njihej si bashkëpunëtore e drejtpërdrejtë e 38-vjeçarit në marrjen e parave nga shitja e drogës në Chania përmes llogarisë së saj bankare dhe dy personat e tjerë grekë, në ruajtje dhe shpërndarje në Chania.

Nga hetimet e kryera, u gjetën dhe u konfiskuan gjithsej  16.190 gramë. metadon i lëngshëm, 283 g. heroinë, 5 peshore elektronike, makinë dhe motoçikletë, 10 gëzhoja, thikë palosëse dhe shuma prej 1,110 euro. Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

/Burimi: Lawandorder/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *