Një statujë e cila dikur përfaqësonte miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës, është rrëzuar në Kiev.
Monumenti i madh në qendër të kryeqytetit ukrainas është urdhërua të hiqej nga kryetari i qytetit, Vitali Klitschko, i cili është shprehur se “Rusia shkatërroi jetën normale të miliona ukrainasve dhe shkatërroi paqen në Evropë”.
Sakaq, dhjetëra njerëz janë mbledhur për të parë se si statuja u çmontua, ku disa prej tyre brohorisnin gjatë momentit të shkatërrimit të saj.