Modelja argjentinase Uanda Nara dhe futbollisti Mauro Ikardi nuk janë më bashkë dhe kjo gjë është vënë re pasi ka qenë modelja e cila e ka konfirmuar këtë gjë në një status në Instagramin e saj.
Modelja ka ngritur akuza shumë të rënda ndaj Ikardit duke shkruar se ai e shkatërroi familjen për një ku*vë dhje pas kësaj Uanda e ka hequr nga lista e ndjekësve sulmuesin argjentinas të PSG-së.
‘Një tjetër familje që shkatërrove për një ku*vë’, shkruan modelja Nara.
Bashkë me të, modelja argjentinase ka bërë veprimin e papritur duke hequr nga lista e miqve në Instagram edhe aktoren Eugenia Suarez dhe sipas fansave të shumtë të saj në rrjetet sociale, dyshohet se Ikardi e ka tradhtuar me këtë të fundit, duke sjellë vendimin e menjëhershëm të saj për t’u shkëputur nga sulmuesi.
/Priza.al/