Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion(SPAK) është drejtë përfundimit të hetimeve për tenderine aksit Kardhiq-Delvinë, ku akuzohen ish-zyrtarë të rëndësishëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
U mësua se akuza e shkeljes së barazisë në tendera, i është komunikuar Elona Gogo, e cila ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave në këtë tender.
Gogo është paraqitur dy ditë më parë në Prokurorinë e Posaçme e shoqëruar nga avokati i saj Sokol Hazizaj ku është njohur me akuzën zyrtare dhe të gjitha aktet hetimore.
Hetimi u çel pas kallëzimit nga firma “Gjoka constrution” e Rrok Gjokës e cila pretendoi se ishte skualifikuar padrejtësisht nga ky tender.
Është thirrur për t’u paraqitur në SPAK Sonila Qato, ish-drejtoreshë e ARRSH për t’u njohur me akuzën. Mësohet se ajo ishte thirrur dje, por nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore.
Për disa të pandehur është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës që dënohet deri në 7 vite burgim.
Shkelja e barazisë në tendera është një vepër penale që shkon deri në 3 vite burg
Prokuroria është duke kryer hapat procedurale për njoftimin e personave në rrugë zyrtare.
Ajo që solli këtë hetim, ishte një përplasje e drejtoreshës së ARRSH-së dhe një kompanie që pretendonte të merrte për ndërtim një lot të rrugës Kardhiq-Delvinë.
Hetuesit e BKH po ftojnë të gjithë personat e dyshuar dhe të akuzuar.