Shkëlqen Elbenita Kajtazi! Media prestigjoze publikon performancën e sopranos shqiptare

Konkursi më prestigjioz i këndimit të operas në botë është rikthyer sivjet në kryeqytetin e Uellsit. ‘BBC Cardiff Singer of the World’ vjen me 16 interpretues të rinj premtues që garojnë për çmimin e parë titullar të këtij eventi. Pjesë e këtij kompeticioni është sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Elbenita Kajtazi.

Ajo ka bërë një interpretim fantastik për të cilin ka raportuar edhe BBC, duke publikuar njëherësh edhe performancën e saj në faqen e tyre zyrtare. “Elbenita Kajtazi nga Republika e Kosovës, duke performuar ‘Dieu! Quel frisson’ nga ‘Roméo et Juliette’”, ka shkruar ndër të tjerash BBC në përshkrimin e performancës së saj. ‘BBC Cardiff Singer of the World’ është një konkurs për këngëtarët e operas që mbahet çdo dy vjet. Gara filloi për herë të parë nga BBC Wales në vitin 1983 për të festuar hapjen e Sallës së Shën Davidit në Cardiff, Uells, shtëpia e Orkestrës Kombëtare të BBC-së të Uellsit.

Sopranoja  kosovare nga Mitrovica, është quajtur “zëri i ëmbël i Kosovës. E diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve, udhëtoi drejt Gjermanisw ku jeta saj ndryshoi dhe që nga ajo kohë ka interpretuar në disa nga teatrot e mëdha të Evropës. Në vitin 2014 u bë një nga anëtarët më të rinj të programit ‘Artist i Ri në Deutsche Oper’, Berlin, dhe u bë anëtare e Teatrit Aalto-Musik në Essen, përpara se të hynte në ansamblin e Operës Shtetërore të Hamburgut në sezonin 2018/19. Në Mars 2018,  fitoi Çmimin e Publikut dhe çmimin e 3-të në Kupën e parë të Operas në Glyndebourne.

Në sezonin 2019/20, bëri debutimin e saj si Nannetta (Falstaff) në Staatsoper Hamburg, transmetuar drejtpërdrejt në televizionin gjerman. Ajo duhet tw këndonte Susanna (Le nozze di Figaro), Gretel (Hänsel und Gretel) dhe Marzelline (Fidelio) por këto shfaqje u anuluan për shkak të sëmundjes botërore. Për fat të mirë në verën e vitit 2020 ajo ishte në gjendje të bënte debutimin në Opéra National de Bordeaux si Violetta (La traviata). Debutimi saj si Adina (L’elisir d’amore) në Glyndebourne verën e kaluar është planifikuar për në vitin 2023. Jeta saj si fëmijë i vogël në Kosovë ishte shumë e vështirë, por përvojat e hershme e bënë më të fortë dhe tani beson se gjithçka është e mundur.

/Burimi BBC/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *