SHKËLQIM FUSHA-DRITAN AGOLLI/ 5 milionë euro për lodra fëmijësh, 55 milionë euro në total dhe një tokë tek TEG-u “pa pronar”. Kur do ndërhyjë SPAK?

Kompania “FUSHA shpk” e themeluar në vitin e largët 1994 është një ndër kompanitë më me zë në tregun shqiptar. Me dhjetra milionë euro tender të fituar nga paratë publikë, emriFUSHA është i lidhur me shume procedura, koncensione e PPP të cilat kanë impakt direkt në publik.

FUSHA shpk është kompania mëmë edhe e disa kompanive tëtjera, shumica e tyre kompani që kanë marrë koncencione dhePPP miliardëshe vetëm vitet e fundit. Kompania FUSHA e vetme në prokurime publike ka fituar më shume  se 70 tendera, ndërkohë në bashkpunim edhe me kompani të tjera ka fituarrreth 60 tender të tjerë.

Ajo që bie në sy është fakti se shumicën e 70 tenderave të fituarnë shtet, FUSHA shpk, rreth 50 prej tyre i ka fituar nga FondiShqiptar i Zhvillimit.

Pra rreth 80% të miliardave të fituara, Fushës ia ka bërë qokëFondi Shqiptar i Zhvillimit, kryesisht pasi drejtimin e mori Dritan Agolli.

Pas ardhjes së Dritan Agollit në krye të FSHZH, kompaniaFUSHA shpk u bë kompania e përkëdhelur duke u qerasur me rreth 55 milionë euro tendera. Kryesisht tenderë me objektqesharak, si psh rehabilitim dhe rregullim i ca parqeve të lojravepër fëmijë, njësoj siç ishte ky tenderi i fundit i Fondit tëZhvillimit e cila për 5 milionë euro zgjodhi FUSHËN për tëblerë ca lodra fëmijësh. Ndërkohë oferta tjetër për 4 milionëeuro, nuk i pëlqeu Fondit, se medemek nuk kanë eksperiencë nëpunë të ngjashme. Duhet eksperiencë sipas Dritan Agollit dheFondit të Zhvillimit që të rregullosh një park me lojra për fëmijë.

Por cila është eksperienca që kërkon Dritan Agolli?

Priza.al prej 4 ditësh ka ngritur disa pyetje publike rreth kësajtoke që është pranë TEG, buzë rrugës kryesore, ose ndryshe, tokë për ndërtim me dalje direkte në unazën Juglindore tëkryeqytetit. Kjo tokë është pronë e familjes së oligarkut Fusha. Në 80% të kësaj toke është ndërtuar kompleksi “Sofia Hill Residences” ndërsa 20% i këtij trualli u nda me portë, u rrethuame mur, dhe ndërroi pronësi. Kaloi tek drejtori i Fondit Shqiptartë Zhvillimit Dritan Agolli.

Redaksia e priza.al nuk merr përsipër të bëjë prokurorin e aq mëpak gjykatësin, por në respekt të lexuesit, kemi të drejtën tëngremë pyetje dhe të kërkojmë një përgjigje.

Cila është mardhënia e Shkëlqim Fushës dhe Dritan Agollit?

Çfarë kriteresh ka plotësuar FUSHA shpk për të përfituar 55 milionë euro nga Fondi i Zhvillimit?

Si kaloi kjo tokë nga Fusha tek Agolli? Me letra? Pa letra? Me blerje? Me dhurim? Me premtim?

Redaksia e Priza.al duke i bërë një thirrje publike SPAK për tëhetuar mardhënien korruptive FUSHA-AGOLLI, ku sipas tëdhënave tona dhe të publikuara edhe nga media të tjera, kemielementë të qartë korruptiv, garanton lexuesit se çdo ndërhyrjedhe shantazh për të mos publikuar të dhënat tona rreth FUSHA-AGOLLI, do marrin përgjigje mediatike dhe ligjore.

Vijon

 

SHKËLQIM FUSHA-DRITAN AGOLLI/ A e ka blerëoligarkudrejtorin e FSHZH me këtë truall vlen milionaeuro ndërtim? – Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *