Shkëlzen Berisha padit Taulant Ballën! E akuzon për shpifje, kërkon dëmshpërblim 3 mln lekë të reja

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha paditi sërish në gjykatë sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla. Ai e akuzon për shpifje dhe kërkon dëmshpërblim prej 3 milionë lekësh të reja.

Kjo është e disata padi që bën Shkëlzen Berisha ndaj Ballës. Ai kërkon dëmshpërblim për dëmin jopasuror që i është shkaktuar pas deklaratave që ka bërë në facebook dhe në Kuvend.

Bëhet fjalë për postimin ne facebook të Taulant Ballës më 24 korrik 2020 se Berisha ka marrë 1.8 mln euro kredi duke vënë si kolateral paratë e krimit në Gërdec. Veç dëmshpërblimit Berisha kërkon që Balla të bëjë përgënjeshtrim në mediet ku është publikuar lajmi.

Sot në Gjykatën e Tiranës është seanca e parë e këtij procesi, ajo që quhet dhe seanca e pajtimit. Gjyqtarët ftojnë palët të zgjidhin  çështjen me marrëveshje, nëse nuk ka marrëveshje atëherë nis procesi gjyqësor me depozitimin e provave. Seanca pritet të nisë sot në mesditë dhe  deri në këto momente nga palët janë paraqitur vetëm avokatët.

Postimi i Balles per te cilin e ka paditur Shkelzen Berisha:

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *