Shkëlzen Berisha reagon ndaj Gazmend Bardhit: Emërimet në PD duhet ti rikthehen si ekskluzivitet “shoqatës së gazrave”

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratave të Gazmend Bardhit i cili e ka përmendur në një reagim në rrjetet sociale Shkëlzen Berishën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shkëlzeni e ka ironizuar Gazmend Bardhihn duke e quajtur atë “shoqata e gazrave”.

“Per hir te bashkimit mendoj se te gjitha emërimet në PD, duhet t’i rikthehen si ekskluzivitet shoqatës se gazrave!”

Më herët Gazment Bardhi me anë të një postimi ne rrjetet sociale akuzoi ish-kryeministrin Berisha si përgjegjës kryesor për vrasjet ne Gërdec, ndërsa tha se “koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021”.

“Babi i Zenit, njeriut të vetëm përgjegjës për 26 të vrarë në Gërdec, duhet të gjejë kohë të paktën ti shkojë për ngushëllim baxhanakut të tij. Koha ku çdo punë e emërim kalonte nga zyra e Zenit ka mbaruar me vendim të DASH në 19 Maj 2021. Sa më parë ta kuptosh aq më mirë për ty!”, shkruan Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *