Shkenca nuk njeh limite/ Prodhohet teknologjia e avancuar, redukton viruset dhe bakteret

Teknologjia e avancuar ‘nanoe’ redukton në mënyrë të ndjeshme viruset dhe bakteret, duke përfshirë edhe virusin SARS-CoV-2.

Kjo teknologji inteligjente është aktive në ajër, në këtë mënyrë grimcat e dëmshme nuk duhet të kalojnë përmes një filtri për t’u bllokuar dhe për t’u neutralizuar.

Funksionon duke kondensuar lagështinë nga ajri i kabinës dhe duke e kthyer atë në nanogrimca të ngarkuara elektrike. Pajisja prodhon triliona radikale hidroksil (OH) të mbështjella me molekula uji me madhësi nanometrike, të cilat reagojnë me ndotësit në ajër.

Sistemi ofron 20 herë më shumë radikale hidroksil se në të kaluarën, me një njësi të dytë për pasagjerët prapa, që ndihmon në ruajtjen konstante të cilësisë së ajrit në të gjithë kabinën”

Këto nuk janë teknika apo teori të çmendura të shtëpive automobilistike: testet e pavarura kanë treguar se përdorimi i Cabin Air Purification Pro për më shumë se 30 minuta është 97% efektiv në eliminimin e viruseve, baktereve dhe substancave ndotëse. Dhe se Nanoe ka treguar eliminim mbi 99% të Covid-19.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *