Është kryer një zbulim i rrallë nga shkencëtarët që mendohet se origjinen e ka jashtëtokësore në katër meteorë të gjetur në Afrikë.
Diamantet mendohet se kanë ardhur nga përplasja e një planeti xhuxh në sistemin tonë diellor me një asteroid të madh rreth 4.5 miliardë vjet më parë, me disa fragmente që përfunduan në Tokë.
Diamantet quhen Lonsdaleites sipas kristalografistes së famshme britanike Kathleen Lonsdale, anëtarja e parë femër e Shoqërisë Mbretërore të Shkencave të Britanisë. Ata kanë një pamje të ngjashme me diamantet tokësore, por është unik në të paturit e një strukture kristalore gjashtëkëndore.
Diamantet zakonisht kanë një strukturë kubike. Kjo strukturë duket se e bën lonsdaleite deri në 60 për qind më të fortë se diamanti. Por sipas shkencëtarëve, forma nuk është tipari i vetëm i pazakontë i diamanteve. Lonsdaleitët kanë një veti ku diamanti duket se “përkulet” kur formon formën e tij.
Për herë të parë ka pasur indikacione për ekzistencën e diamanteve gjashtëkëndore në Tokë në vitet 1960, kur kristale të lidhura u gjetën në meteoritët në SHBA dhe Indi, por ato ishin shumë të vogla – në madhësi nanometër – kështu që ishte e vështirë të konfirmohej se ata ekzistojnë në formë gjashtëkëndore.
Këtë herë, falë instrumenteve shkencore tashmë të sofistikuara, kristale më të mëdhenj (në shkallë mikrometri ose 1000 herë më të mëdhenj se ato në shkallën nanometër) janë gjetur brenda meteoritëve që tregojnë pa dyshim se lonsdaleitët janë realë.