Lumi Vjosa ka një rendësi të veçantë në Europë. Ai mund të jetë lumi i parë në kontinent, i cili mund të deklarohet një Park Kombëtar. Dhënia e këtij stausi, do ta mbronte atë nga projektet e hidrocentraleve në zonën përreth Ballkanit, që po rrezikojnë integritetin delikat të ujrave natyrorë dhe jetën përreth tyre.
Shkencëtarë nga Gjermania, Italia, Austria dhe Polonia nga Tepelena kanë shpalosur një studim për Lumin e Vjosës ndërsa kanë ngritur shqetësim për dëmtimin e atij që quhet lumi i fundit i egër i Europës. Ekspertët thonë se po mbledhin prova që do të paraqiten kundër ndërtimit të HEC-eve.
Tre dekadat e fundit, në rrjedhën e Vjosës është diskutuar të ndërtohen 45 hidrocentrale, 8 prej të cilave direkt në lumin e saj dhe të tjerat në degët që i bashkohen. Ekspertët e mjedisit, shprehen se në veçanti hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit janë ato që e kërcënojnë më tepër. Kryeministri Rama, i cili u zgjodh për një mandat të tretë, ka ndaluar së miratuari Vjosën si park kombëtar, duke pretenduar se ai tashmë ka mbrojtje të mjaftueshme si një park natyror. Edhe pse termat “park natyror” dhe “park kombëtar” duken të ngjashëm, e vërteta nuk është kështu. “Vetëm një park kombëtar mund ta mbrojë plotësisht dhe ligjërisht këtë ekosistem të bukur.
Lumi i Vjosës duhet të shpallet Pak Kombëtar. Në këtë përfundim kanë arritur shkencëtarë nga 5 vende të botës pasi kanë studiuar prej disa ditësh bimësinë dhe gjallesat në Vjosë. Në gjetjet paraprake të studimit, ekspertët nga Polonia, Gjermania, Italia, Austria dhe Shqipëria thonë se kanë gjetur prova të reja që do të përdoren kundër çdo lloj ndërhyrjeje mbi Lumin e Vjosës.
Ata kanë shpjeguar, se për të mbrojtur Vjosën, është jetike edhe mbrojtja e degëve të saj. Fritz Shimmer, shkencëtar austriak: Ne jemi këtu prej një jave që të bëjmë studimet, dhe jemi duke kërkuar për gjetje të reja, mund të kemi argument të reja që do t’i përdorim kundër ndërtimeve të Hidrocetraleve mbi lumin Vjosa. Ne mendojmë se do të fitojmë, ne nuk duam që të mbrojmë vetëm Vjosën por edhe dy degët e saj Shushica dhe Bënçës, dhe kjo do të formonte një ekosistem të plotë dhe një Park Kombëtar që ne e kërkojmë.
Ndërsa profesor Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës thekson se është shumë e domosdoshme mosprekja e Vjosës si një ndër lumenjtë e fundit të egër në Europë. Aktiviteti në Tepelenë për mbrojtjen e lumit Vjosa synonte të krijojë një impakt edhe më të madh në publik për të sensibilizuar gjithkënd që është për mbrojtjen e vlerave natyrore të jugut të Shqipërisë, ndërsa për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar kanë mbajtur qëndrime të qarta edhe delegacioni i BE në vendin tonë, disa eurodeputetë dhe figura të rëndësishme botërore të artit dhe kinematografisë.