Zona e akullit në Antarktidë ka filluar të reduktohet ndjeshëm. Shkencëtarët bëjnë me dije se në janar pati shkrirje të mëdha të akullit si pasojë e ngrohjes së planetit. Shkrirja e akullit nuk ka asnjë ndikim të dukshëm në nivelet e detit, megjithatë po ndihmon në përshpejtimin e ngrohjes globale.
Në nivel global, 2022-i ishte viti i gjashtë më i ngrohtë i regjistruar. Evropa shënoi verën e saj më të nxehtë ndonjëherë, e cila nxiti thatësira vdekjeprurëse dhe zjarre në kontinent. Këtë dimër po ashtu u shënuan temperatura mbi normalen.
“Këto temperatura ekstreme mbeten një tregues i efekteve të një klime në ndryshim për shumë rajone dhe mund të kuptohen si një paralajmërim shtesë për ngjarjet ekstreme të ardhshme,” tha në një deklaratë deputetja e C3S (Copernicus Climate Change Service) , Samantha Burgess.
Siberia, Afganistani, Pakistani dhe Australia mbeten vende problematike sa i takon luhatjes së temperaturave./