Shkencëtarët kanë krijuar një këpucë “inteligjente”, e cila ndihmon personat e verbër të shmangin pengesat. Produkti është i ndërtuar me sensorë rezistentë ndaj ujit, dhe vendoset në majën e këpucës. Ai jep sinjale, dhe dridhet në afërsi të objekteve. Sa më afër pengesës të jetë duke ecur personi, aq me të shpejta bëhen dridhjet, e ngjashme me sensorët e makinës.
Sensori quhet InnoMake dhe kushton 3.200 euro. Eshtë projektuar nga kompania Austriake Tec-Innovation, në universitetin e Graz-it.
“Sensorët ultrasonik në majën e këpucës, zbulojnë pengesa deri në 13 metra larg”, tha Markus Raffer, një themelues i Tec-Innovation dhe i verbër.
“Personi paralajmërohet nga dridhjet dhe/ose sinjalet akustike. Kjo funksionon shumë mirë, dhe tani është një ndihmë e madhe për mua personalisht”.
Çmimi i produktit përfshin një pajisje për këmbë, së bashku me një palë këpucë (ose instalim në një palë këpucë ekzistuese), si dhe një karikues USB.
Burimi i lajmit: Dailymail. Përshtati: Priza.al