Shkencëtarët zbulojnë gjurmë të jetës së lashtë në një rubin 2.5 miliardë vjeçar

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një gjurmë të jetës së lashtë brenda një rubini 2.5 miliardë vjeçar. Shkencëtarët e gjetën shkëmbin në Grenlandë ndërsa studionin gjeologjinë e rubinëve për të kuptuar më mirë kushtet e nevojshme për formimin e tyre.

Sipas CNN, mostra e rubinit nga Grenlanda, ku gjenden depozitat më të vjetra të ditura deri më tani të rubinëve, përmbante grafit, një mineral i bërë nga karboni i pastër. Shenjat kimike në karbon sugjeruan se kishte një mbetje e jetës së hershme.

“Grafiti brenda këtij rubini është vërtet unik. Është hera e parë që ne kemi identifikuar prova të jetës së lashtë në shkëmbinj rubini”, tha Chris Yakymchuk, profesor i shkencave të tokës dhe mjedisit në Universitetin e Waterloo në Kanada.

Grafiti gjendet në shkëmbinj më të vjetër se 2.5 miliardë vjet më parë, në një kohë kur në planetin Tokë oksigjeni ishte në mungesë në atmosferë dhe jeta njëqelizore ekzistonte vetëm te mikroorganizmat dhe algat.

“Materia e gjallë përbëhet kryesisht nga atomet më të lehta të karbonit, sepse ata marrin më pak energji për t’u përfshirë në qeliza,” tha Yakymchuk. “Bazuar në sasinë e shtuar të karbonit-12 në këtë grafit, arritëm në përfundimin se atomet e karbonit dikur ishin jetë e lashtë, me shumë mundësi mikroorganizma të vdekur si cianobakteret”.

Ekipi zbuloi gjithashtu se grafiti ka të ngjarë të ndryshojë kiminë e shkëmbinjve përreth për të krijuar kushte të favorshme për rritjen e rubinit.
“Prania e grafitit na jep gjithashtu më shumë të dhëna për të përcaktuar se si u formuan rubinët në këtë vend, diçka që është e pamundur të bëhet drejtpërdrejt bazuar në ngjyrën e një rubini dhe përbërjen kimike”, tha Yakymchuk në deklaratë.

/Burimi: CNN/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *