Një planet tërësisht i mbuluar me ujë dhe që është 100 vite dritë larg Tokës është zbuluar së fundmi.
I quajtur TOI-1452b planeti u zbulua nga një ekip kërkimor ndërkombëtar i udhëhequr nga Charles Cadieux, një student doktorature në Universitetin Kanadez të Montrealit dhe rezultati është publikuar në The Astronomical Journal.
Planeti u identifikua për herë të parë falë teleskopit hapësinor Tess, nga NASA, i projektuar pikërisht për të skanuar galaktikën tonë në kërkim të planetëve jashtë Sistemit Diellor.
Kështu ishte e mundur të konstatohej se TOI-1452b orbiton rreth një sistemi yjesh binar më të vegjël se Dielli dhe që janë vetëm 97 njësi astronomike larg njëri-tjetrit, pak më shumë se dyfishi i distancës midis Diellit dhe Plutonit.
Planeti, nga ana tjetër, është 70% më i madh se Toka dhe është i mbuluar tërësisht nga një oqean i madh me ujë.
Të dhënat tregojnë praninë e një bërthame të fortë , ndërsa uji do të përfaqësonte deri në 20% të masës së tij (në Tokë është vetëm 1%).
Detaje të reja të këtij planeti të ri dhe interesant do të zbulohen së shpejti falë vëzhgimeve me teleskopin hapësinor James Webb plotësisht funksional për disa muaj.