Shkencëtarët zbulojnë peshkaqenin që shndrin në errësirë

Studimi i ri ka konfirmuar egzistencën e tre specieve të peshkaqenëve të gjetur në ujërat e Zelandës së Re, të cilët kanë veçantinë e të qënurit ‘biolumineshent’, që do të thotë se ata mund të prodhojnë dritën e tyre dhe shndrinë në errësirë.

Në janar të vitit të kaluar, Dr Jérôme Mallefet gjatë një ekspedite në Chatham Rise, e cila kishte si synim studimin e peshkaqenëve që jetojnë në thellësi, bëri zbulimin e ri. Brenda një laboratori pa dritë, i ngjashëm me errësirën e detit të thellë, shkencëtari belg fotografoi peshkaqenët duke përdorur një aparat fotografik të specializuar. ⠀

Studimi konfirmoi se tre llojet e peshkaqenëve (‘Dalatias licha’, ‘Etmopterus lucifer’ dhe ‘Etmopterus granulosus’), mund të prodhonin dritën e tyre. Dr Mallefet thotë se, “ne dimë se nga 540 specie të peshkaqenëve, vetëm 57 mund të prodhojnë dritë. Por kjo specie jeton 200 metra nën sipërfaqen e oqeanit, ndaj është shumë e vështirë për t’i observuar”, shtoi ai. “Gjithashtu … ky është më i madhi me një gjatësi deri në 1.80 metra. Është më i madh se unë, në fakt, është edhe më i shndritshëm se unë pasi ka aftësi që të prodhojë dritë, ndërsa unë jo”, tha Dr. Mallefet. Peshkaqenët biolumineshent prodhojnë dritë për disa arsye kryesore: gjuetia e gjahut, shmangia e grabitqarëve dhe çiftëzimi.

Dr Mallefet përshkruan detin e thellë si “ekosistemin më të madh në planetin tonë”, dhe thotë se tani është e qartë se bioluminescence luan një rol kryesor në strukturimin e jetës në atë mjedis.

/Burimi Stuff/ përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *