Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar ndaj një komenti të një prej ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook.
Një qytetar nga Maqedonia e Veriut ka komentuar në një prej postimeve të Ministrit të Drejtësisë.
Në komentin e tij shqiptari nga Maqedonia e Veriut i ka shkruar shkurt: Hup more bërllok (Shko more plehrë).
Ndërsa Ministri Manja nuk e ka pritur mirë komentin dhe i ka kthyer përgjigje të ashpër duke i thënë se ai është një shqiptar gjakpërzier që ndot Facebook-un e tij duke mos shkruar shqip.
“Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje. Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je , as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet !”, shkruan Ulsi Manja në përgjigjen e tij.