Shkodër/ 34-vjeçari Vinçens Piroli u qëlluan me armë silenciator pas shpine, dëshmon para policisë: Erdha në spitalin e Lezhës pasi jam më i sigurt këtu

Shkodër/  Plagosja me tre plumba mbrëmjen e kaluar e Vinçens Piroli është bërë me pistoletë me silenciator.

Sipas hetimeve paraprake, Piroli është qëlluar nga pas shpine teksa po ecet në këmbë, me 3 plumba të cilat e prekën në shpatull dhe në brinjë.
Sipas policisë, dyshohet se Piroli është vrasës me pagesë. Menjëherë pas plagosjes, ai ka marrë në telefon një familjarin e tij, i cili e ka dërguar në spitalin e Lezhës, edhe pse plagosja ka ndodhur në Shkodër.

34-vjeçari ka deklaruar para policisë se ka shkuar në spitalin e Lezhës, pasi aty ndihej më i sigurt se në Shkodër.

“Ndihem më i sigurt në spitalin e Lezhës se në Shkodër, prandaj erdha këtu”, u ka thënë ai hetuesve.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *