Shkodër/ Buna del nga shtrati, rritet sipërfaqja e përmbytur

Bashkia e Shkodrës ka përditësuar situatën me reshjet e shiut pasditen e sotme. Njoftohet se lumi Buna ka dalë nga shtrati i saj gjatë paradites duke përmbytur kështu Muriqnin dhe Oblikën e Shkodrës.

Sipërfaqja e përmbytur në këto fshatra është rritur duke shkuar në 400 HA. Niveli i lumit Drin nuk ka pasur ndryshime që prej mesditës së sotme. Ndërsa për sa i përket Liqenit ka pësuar një rritje të nivelit me 7 cm.

Njoftim:

Pershendetje!

Situata ne Bashkinë Shkodër, ne orën 16.00 te datës 18.01.2023 paraqitet si me poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.20 m nuk ka ndryshim me me oren 12.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 7.62 m me nje rritje prej 7 cm me oren 12.00 te dates 18.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Ka dalje te lumit Buna ne Muriqan dhe Oblike, siperfaqja e permbytur eshte 400 Ha, ka rritje me 125 Ha nga ora 12.00 e dates 18.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *