Shkodër/ Dha dëshmi të rreme për vrasjen e Prek Tonajt, pranga pronarit të lokalit

Një 53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës për dëshmi të rremë. Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Prek Tonajt, në shkurt të vitit 2022.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi Gegë Tefaj, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja e Tonajt.

Njoftimi i Policisë:

Dha deklaratë të rreme për vrasjen e ndodhur në lokalin e tij, në shkurt të vitit 2022, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari i shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasin Gegë Tefaj, i cili dha deklaratë të rremë për vrasjen e Prek Tonajt.

Në vijim të kërkimeve të mbështetura nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin G. T., 53 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *