Automjeti i një efektivi të policisë Shkodër është djegur në orët e para të kësaj të djele.
Burime për median bëjnë me dije se mjeti tip “Mitsubishi” ishte parkuar pranë banesës së 54-vjeçarit me inicialet Sokol Kroni, kur është djegur nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre heronjtë” në Shkodër. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi.
Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.